AKTUALITET, 18 Maj 2026, 11:41

Detaje të reja/ Plagosja e policit, dyshohet se është qëlluar me dy armë zjarri, gjenden 7 gëzhoja! Pistoleta e efektivit po verifikohet

Detaje të reja/ Plagosja e policit, dyshohet se është

Disa persona janë shpallur në kërkim në lidhje me plagosjen e policit, Anxhelo Kumaraku 30 vjeç, ngjarje e ndodhur gjatë natës (18 maj) në zonën e Shkozës në Tiranë.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se mes personave të shpallur në kërkim janë autorët e dyshuar dhe bashkëpunëtorët.

Mësohet nga grupi hetimor se është qëlluar me dy armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja.

Po ashtu, është marrë për ekspertim edhe arma e policit të plagosur, për të verifikuar nëse ka qëlluar apo jo.