AKTUALITET, 9 Korrik 2025, 11:24

Detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçarit: Plagë në trup dhe fyt i nxirë. Një automjet shoqëroi viktimën. Çfarë u fiksua nga kamera e sigurisë

Detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçarit: Plagë në trup dhe

Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit, raportohet se ka plagë në trup dhe fytin e nxirë.

23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë, por blutë ende s’kanë saktësuar shkakun e vdekjes së tij.

Gazetari Enver Doçi informon se nga kamerat e sigurisë gjatë rrugës është fiksuar një automjet që shoqëronte makinën e Renis Dobrës, nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.

Trupi i tij i pajetë është dërgua në morg, ndërsa pritet ekspertiza. I riu u denoncua i zhdukur nga babai i tij në polici, pasi nuk u kthye më në banesë.

Pas orësh kërkime trupi i pajetë i viktimës u gjet pranë liqenit të Shkopetit.