AKTUALITET, 9 Janar 2025, 13:40

Detaje të reja/ “Jam dhunuar nga disa persona”, vajza mbyllet në banesë në katin e 8-të dhe nuk hap derën. Ja kush është

Detaje të reja/ “Jam dhunuar nga disa persona”, vajza mbyllet

Policia ben me dije se shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Tiranë/Informacion paraprak

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.

Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.