TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim lidhur me skandalin e helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë.
Sipas burimeve, në pranga kanë rënë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë së kateringut që furnizonte studentët me ushqim në tre vakte gjatë ditës. Ndërkohë, administratoria e kompanisë është shpallur në kërkim nga policia.
Rreth 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, mesohet se jane helmuar nga ushqimi. Pas konsumimit të drekës brenda ambienteve të Akademisë, studentët janë ndjerë keq, duke patur komplikacione shëndetësore dhe janë dërguar në spital.
Dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në drekë. Akademia e Sigurisë ka një kontratë me një kompani private që ofron shërbimin katering për 3 vaktet për studentët. Në lidhje me këtë rast institucionet kanë nisur hetimet.
Për rastin, komisariati nr. 1 arrestoi 2 persona dhe shpalli 1 në kërkim një tjetër. Burime bëjmë me dije se në pranga kanë rënë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering që shpërndante ushqimin në 3 vakte për studentët dhe shpalli në kërkim administatoren.
Studentët e prekur nga helmimi kanë shfaqur simptoma të rënda, mes tyre të vjella dhe dhimbje të forta barku. Pas paraqitjes në spital, ata kanë marrë trajtim mjekësor, serume dhe më pas janë larguar në gjendje më të stabilizuar.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e plota dhe për të zbuluar shkakun konkret të helmimit masiv që preku dhjetëra studentë të Akademisë së Sigurisë.