AKTUALITET, 10 Janar 2025, 22:17

Detaje të reja/ Festë me alkool dhe kokainë në Astir, 5 në kërkim pas ndërhyrjes së RENEA

 

Detaje të reja/ Festë me alkool dhe kokainë në Astir, 5

Janë identifikuar dhe zbardhur emrat e personave të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit të cilët u akuzuan ditën e djeshme nga 20-vjeçarja S.Q se e kishin mbyllur në banesë dhe e kishin dhunuar.

Telefonata e të resë alarmoi autoritete dhe forcat RENEA që përmes një aksioni, si në filma u futën me litar nga dritarja në apartamentin, ku rezultoi se 20-vjeçarja ishte vetëm.

Shtetasit S.S, O.A, J.S, A.J dhe Anduel Alia, të moshës nga 26-vjeç deri në 40 vjeç ishin personat që kaluan natën në apartamentin e marrë me qira ku u gjet dhe Sajma Qordja.

Gjithashtu mësohet se janë marrë në pyetje tre vajzat midis tyre edhe S.Q, ku kanë dëshmuar se në apartament ishin mbledhur për të festuar.

Midis të rinjve që kanë festuar ka qenë dhe një avokate e cila ka treguar detaje mbi festën ku u përdor alkool si dhe kokainë.

“Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli”, mësohet se ka thënë avokatja në dëshminë e saj.

Por ngjarja vazhdon të mbetet mister, pasi vetë e reja që bëri telefonatën në polici dëshmoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur të mbyllur të renë në apartamentin të cilin kishin marrë me qira.

 Pesë djemtë janë shpallur në kërkim pasi u identifikuan nga kamerat e pallatit.

Të rinjtë janë nga qyteti i Vlorës dhe janë persona me probleme penale, ata dyshohet se e kanë sjellë kokainën me të cilën është festuar një natë para ngjarjes si edhe gjurmët e tyre kane gjetur në armët pistoletë me silenciator.

Po ashtu, është kryer akt ekspertizë gjatë mbrëmjes në trupin e 21-vjeçares por paraprakisht thuhet se nuk ka shenja dhune.

E reja kishte lidhje me njërin nga djemtë për të cilin babai nuk ishte dakord dhe sipas kamerave ka shkuar në banesën e marrë me qira ku edhe qëndronin zakonisht.

Oficerët dyshojnë se për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkoolit dhe drogës ” miqtë” duhet ta kenë mbyllur në banesë dhe nuk përjashtohet mundësia që ndaj tyre të ngrihet akuza edhe për heqje të paligjshme të lirisë.

Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit.