TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tashmë kanë kaluar plotë 7 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, dhe ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të riun, teksa ditën e sotme sipas një deklarate të dhënë nga Enea Zyferi, dyshohet se ai është vrarë nga Armand Shakaj.
Por zhdukja e tij pa lënë gjurmë në 4 qershor, i ka dhënë policisë shtysën e parë për të gjurmuar ata që dyshohet se mund të fshihen pas rrëmbimit.
Pas gjurmimit të kamerave të sigurisë, në një rrugicë pranë nënstacionit elektrik, i veshur me të bardha dhe duke lëvizur me të njëjtën motoçikletë me të cilën u pa për herë të fundit Koçi, është parë Armand Shakaj. Ai ka qenë duke u përpjekur për ta dërguar motorçikletën në vendin ku u gjet me synim ngatërresën e hetuesve.
Në sekondat e para Shakaj shfaqet duke lëvizur me motorçikletë, dhe më pas në një tjetër foto, e shkrepur përmes kamerave të sigurisë gjatë rrugës së krimit i duket qartë fytyra.
Policia ende është duke vijuar kontrollet për gjetjen e Koçit, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.
Kujtojmë se siç kemi raportuar më parë është bërë një kallëzim nga familja me datë 5 qershor, për humbjen e kontakteve me të, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit Armand Shakaj, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng Eglant Koçin.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur i riu, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet Eglant Koçin.
Automjeti me të cilin Armand Shakaj dyshohet se është transportuar 34-vjeçari i marrë peng, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.
Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë rast. Ndërkohë, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
