AKTUALITET, 22 Maj 2026, 09:14

Detaje/ Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia: Po punojmë për identifikimin dhe kapjen e autorit

Detaje/ Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër,

Drejtori i AKU Shkodër Ramir Haderi është dhunuar sot në mbrëmje nga disa persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Rus” në qytetin e Shkodrës.

Kreu i AKU është goditur me sende të forta në kokë dhe qyte pistolete duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Dhunimi i drejtorit Haderi dyshohet për shkak të detyrës si drejtor i AKU Shkodër.

Ai po ecte me bashkëshorten e tij në këmbë kur persona ende të paidentifikuar i janë afruar dhe e kanë goditur.

“Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e bluve.