TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dështon “Fish Saranda Festival”, bizneset bojkotojnë aktivitetin. Edicioni i tretë i “Fish Saranda Festival”, i organizuar nga Bashkia Sarandë, ka nisur mbrëmjen e sotme me një pjesëmarrje tepër të ulët të qytetarëve dhe dhe pa prezencë të asnjë biznesi të produkteve të detit.
Në Shëtitoren e qytetit, ku ishte parashikuar të zhvillohej festivali, ishin vendosur 6 kioska për prezantimin e produkteve dhe gatimeve të detit, por asnjë prej tyre nuk ishte funksionale. Të gjitha kioskat kanë mbetur bosh, ndërsa nuk është evidentuar pjesëmarrja e asnjë biznesi në aktivitet.
Përveç mungesës së bizneseve, edhe prania e qytetarëve ka qenë shumë e kufizuar. Pavarësisht promovimit të aktivitetit nga Bashkia Sarandë, në hapësirën e festivalit janë vërejtur vetëm pak vizitorë.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Bashkia Sarandë për arsyet e mungesës së bizneseve apo nëse ka pasur një bojkot të aktivitetit nga operatorët e sektorit.
Më herët, Bashkia Sarandë kishte njoftuar se “Fish Saranda Festival” do të zhvillohej nga 11 deri më 13 qershor në pedonalen e qytetit, si një aktivitet kushtuar gastronomisë së detit, muzikës dhe atmosferës verore, me aktivitete çdo mbrëmje duke nisur nga ora 19:00.
Mungesa e bizneseve dhe pjesëmarrja minimale e qytetarëve kanë bërë që nata e parë e festivalit të mos reflektojë pritshmëritë e krijuara për këtë aktivitet.