TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mëngjesin e sotëm, ish-presidenti Ilir Meta është shoqëruar nga burgu 313 në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë ku do të zhvillohet pritja për ngushëllim, pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Rexhep Metaj.
Media ka siguruar pamjet e momentit kur Drejtoria e Burgjeve e shoqëron nën masa të posaçme sigurie, ndërsa shihet edhe kryetari i Partisë së Lirisë duke zbritur nga furgoni.
Pritja e ngushëllimeve ka nisur në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 21:00.
Ditën e djeshme, Meta mori pjesë në varrimin e të atit në Çepan të Skraparit, duke shënuar edhe herën e parë të daljes së tij nga qelia.
