AKTUALITET, 31 Mars 2024, 17:07

Deputeti socialist nuk e harron zanatin e vjetër, "vishet" pastor për festën e Pashkës (VIDEO)

Deputeti socialist nuk e harron zanatin e vjetër, "vishet" pastor

Deputeti socialist Toni Gogu i është rikthyer zanatit të hershëm, ndërsa uroi ringjalljen e Krishtit për besimtarët duke lexuar disa vargje nga Bibla.

Në videomesazhin e postuar prej tij në rrjetet sociale, vihet re se Gogu urimin e tij e përcjell duke lexuar vargjet e librit të shenjtë.

Gogu ka shërbyer si pastor në një kishë në Tiranë, ndërsa më pas ka qenë i përfshirë aktivisht në jetën politike në vend duke shërbyer në pozicione të rëndësishme si zv. ministër i Drejtesisë, Prefekt i Qarkut Tiranë e së fundmi deputet i Vaqarrit, Pezës e Ndroqit.

Besimtarët katolikë dhe protestantë në të gjithë botën kremtojnë sot Pashkën, festën e rëndësishme të kalendarit të krishterë. Pashka simbolizon ringjalljen e Krishtit pas kryqëzimit.