AKTUALITET, 2 Shkurt 2023, 12:31

Deputetët e PD-së i bien bilbilave në seancë, Nikolla i paralajmëron se do të përjashtohen

Deputetët e PD-së i bien bilbilave në seancë, Nikolla i

Deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati është paralajmëruar nga kryetarja e Kuvendit me përjashtim, pasi i ka rënë disa herë bilbilit në sallë.

Nikolla i kujtoi deputetit që të ndalonte, në të kundërtën do të përjashtohej. Situata në Kuvend është bërë kaotike pas debateve për mungesën e kryeministrit Edi Rama në seancë, ku duhet të mbante një interpelancë për çështjen Mcgonigal.

Të njëjtën gjë duket se ka bërë dhe deputeti i PD-së, Saimir Koreshi.