TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një tjetër skandal të lidhur me pastrimin e parave të krimit të organizuar në sektorin e ndërtimit dhe turizmit, pas operacionit të fundit të SPAK ndaj grupit të drejtuar nga Dritan Gjika, Eldi Dizdari dhe Shpëtim Aliu.
Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se konfiskimi i aseteve të këtij grupi ka nxjerrë në pah investime të konsiderueshme në zonat bregdetare të jugut të vendit, të cilat sipas tij janë përdorur për pastrimin e parave të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Sipas Berishës, në qendër të skemës së pastrimit të parave qëndronte Isa Aliu, të cilin ai e përshkroi si person kyç në menaxhimin e investimeve të lidhura me grupin kriminal.
Duke iu referuar dokumenteve që, sipas tij, lidhen me hetimin e SPAK, Berisha deklaroi se në Jalë janë sekuestruar prona dhe projekte ndërtimi të lidhura me kompani që po zhvillonin një investim hotelier me pesë yje.
Ai theksoi se kompania “Seaview Development”, e lidhur sipas tij me “Aliu Road House”, kishte aplikuar për leje ndërtimi për një resort turistik në Jalë, Bashkia Himarë.
Pjesë nga fjala e Berishës;
Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë në Jalë, për 54 mijë euro
Goditja e fundit ndaj grupit Dritan Gjika, Eldi Dizdari, Shpëtim Aliu, ka çuar në konfiskimin e një mori asetesh dhe kompanish, kryesisht nëfushën e ndërtimit dhe turizmit, që përdoreshin për pastrimin e parave të drogës.
Në krye të pastrimit të parave qëndronte Isa Aliu, vëllai i Salvadorit, Shpëtimit, figura qendrore që furnizonte grupin Dizdari-Gjika, përgjegjës për trafikimin e 50 tonë kokainë vetëm përgjatë vitit 2020-2021.
Por ju tani do njiheni me habinë e re të narkoshtetit të Edi Ramës.
Në pronat e sekuestruara mes të tjerash bie në sy edhe sekuestroja që i bëhet pronave të një ndërtimi që po zhvillohej në zonën e Vunoit.
E keni parasysh Vunoin ju, nuk është gjë Surreli se ç’është Vunoi, ose të themi fshati i Edvinit dhe dajë Kolekës.
Të gjitha të drejtat reale për pasuritë e paluajtshme që përfitohen nga subjekti Seaview Development dhe Aliu Road House nëpërmjet aktit noterial kryerje punimesh për ndërtimin e hotelit Zig-Zag, me pesë yjë dhe mbi 200 dhoma, në Jalë, Himarë për të cilin shoqëria Navalno Group ka marrë përsipër bashkëfinancimin në masën 40 përqind dhe lejen e ndërtimit nga AZHT, thuhet në njoftimin që ka bërë SPAK për këtë hotel.
Nga hulumtimet tona rezulton se Seaview Development është bijë e kompanisë Aliu Road House dhe ka aplikuar për leje ndërtimi në AZHT në 29 prill të këtij viti dhe ishte i 41-ti në listën e diskutimeve.
Leje ndërtimi për objektin hotel Iberostar Resort me pesë yje, me një, dy, tre dhe katër kate mbi tokë dhe një gjer në pesë kate mbi tokë, me vendndodhje në Jalë, Bashkia e Himarës me objekt zhvillues shoqërinë Seaview Development.
Por ajo që bie në sy është se toka që Isa Aliu ka blerë në breg të detit në Jalë është me çmime jashtëzakonisht të ulëta, qesharake.
Këtë zonë në tokën kadastrale me një sipërfaqe prej 15 mijë metër katrorë, Isa Aliu e ka blerë me vetëm 6 milionë lekë të reja ose me kursin e kohës e ka blerë gjithsej me 54 mijë euro.
I bie 3-4 euro metri katror.
Përkatësisht, pasuria me numër 3614, 4400 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 1 milion e 760 mijë lekë.
Pasuria numër 33615, 4200 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 1 milion e 680 mijë lekë.
Pasuria numër 33616, 6600 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 2 milion e 560 mijë lekë.
Pra, siç e shikoni, pranë gjithsej 15 mijë metër katrorë tokë të blera vetëm për 400 letër metri katrorë apo 3.2 euro metri katror.
Shiheni ku toka është blerë me 3.2 euro.