TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij nga “Rruga e Shpresës”,para simpatizantëve, u shpreh se vjedhjet dhe gjobat ndaj qytetarëve shqiptarë janë më të mëdhatë në Europë dhe botë.
Ai shtoi se fondet publike ose vidhen 100 për qind si në bashkinë e Tiranës, ose vidhen 100 për qind si në djegësin e Tiranës, ose vidhen 80 për qind të tyre në të gjitha punët publike të Shqipërisë.
"Sot qytetarët e Tiranës dhe qytetarët shqiptarë, janë qytetarët më të vjedhur, janë qytetarët më të gjobitur, të Europës, por me zbulimet e fundit, të modelit të vjedhjes 100% të prokurimeve, këta janë qytetarët më të vjedhur në botë.
Ju shifni reagimin e narkoshtetit në mbrojtje të Erion Velisë, i cili është kryetari i autoritetit kontraktor ndër të cilin janë vjedhur 100 për qind, prokurimet.
Nuk ka vend në botë, përveç se Tirana, kryeqyteti i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, që një zyrtar i tillë nuk do të jepte menjëherë dorëheqjen. Kurse ai kërkon të krijojë çdo sherr për të mbajtur karrigen e tij të krimit.
Por a ka qytetar më të vjedhur dhe më të gjobitur, se ai qytetar, taksat që ai paguan vidhen me modelin 100%.
Vjedhjet dhe gjobat ndaj qytetarëve shqiptarë janë më të mëdhatë në Europë dhe botë. Ndaj dhe fondet publike ose vidhen 100 për qind si në bashkinë e Tiranës, ose vidhen 100 për qind si në djegësin e Tiranës, ose vidhen 80 për qind të tyre në të gjitha punët publike të Shqipërisë.
A do të qëndrojmë ne njerëzit më të vjedhur?
A do të qëndrojmë ne njerëzit më të gjobitur?
Jo kurrë, jo kurrë.
Sot shpresa e vetme jemi ne.
Zemërimi qytetar, revolta qytetarë, mosbindja qeveritare janë armët tona në betejën e fitores.
Mos harroni miq!
E theksoj edhe njëherë se në Shqipëri narkodrejtësia po zbaton pikë për pikë, modelin e narkodrejtësisë së Kolumbisë.
Në Kolumbi, që sot Shqipëria rëndom quhet Kolumbi e Europës, arrestoheshin ushtarë, operativë të trafiqeve, por nuk prekej kurrë Escobari, nuk prekej kurrë kupola e kartelit.
E njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri.
Fajin nuk e ka Edi Rama që nxit vjedhjen, që mbush baulet me paratë e vjedhura. Fajin e kanë ata që Edi Rama i rekruton si bashkëvjedhës dhe i flak.
Dëshpëruese është situata, ndaj dhe vetëm zemërimi juaj është shpresa, zgjidhja, fitorja"-tha Berisha.