AKTUALITET, 26 Maj 2026, 00:26

“Del si lidhje me biznesmenin Ermal Beqiri”, Zhabina jep detaje për dëshminë në SPAK të Kreshnik Tërnovës

“Del si lidhje me biznesmenin Ermal Beqiri”, Zhabina jep detaje

Gazetari Xhevahir Zhabina, dgha detaje në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për dëshminë e sotme të shtetasit Kreshnik Ternova, drejtues i komanduar i Komisionit të Prokurimit Publik, lidhur me dosjen e AKSHI-t që po heton SPAK.

Ai tha se emri i Ternovës del si lidhje e biznesmenit të shpallur në kërkim Ermal Beqiri, si një nga drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal bashkë me biznesmenin Ergys Agasi.

“Kreshnik Ternova dhe roli KPP del në skenë me marrjen peng të Gerond Meçes në malësinë mes Tiranës dhe Elbasanit dhe detyrohet nga panegmarrësit të tërhoqet nga disa ankimime që kishte bërë në Komisionin e Prokurimit Publik për disa tendera të AKSHI-t ku ai mendonte se ishte eliminuar pa të drejtë.

Të nesërmen ai i dërgon një kërkesë AKSHI-t të mas merret për bazë ankimi i tij pasi adresa e tij e e-Albania ishte hakeruar. Por ky moment nuk i ka bërë përshtypje KPP-së se si një persona tërhiqet për 5 minuta nga 5-6 procedura prokurimi. Të nesërmen ai bën një ankesë në KPP ku thotë se llogaria ime është hakeruar dhe sërish KPP nuk e vendos ujin në zjarr se çfarë ka ndodhur në këtë histori dhe vazhdon procedurën. Pikërisht këtu ka dyshime nga SPAK se brenda KPP ka patur bashkëpunim me grupin e strukturuar të AKSHI-t dhe emri i Kreshnik Ternovës del si lidhje me biznesmenin Ermal Beqiri që është një nga drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal bashkë me biznesmenin Ergys Agasi.

Pikërisht për këto arsye është thirrur në SPAK dhe ka dhënë sqarimet, dhe dy orë konsiderohen një periudhë e gjatë për tu marrë në pyetje.

Gerond Meçe ka qenë personi që ka fundosur KPP-në dhe mendojn se nuik do të merret vetëm Kresnik Tërnova që do të merret në pyetje, por të gjithë anëtarët e tjerë, sepse konsiderohet si gjykatë për kompanitë që fitojnë tenderat. Dhe nëse këtë e kap një grup i strukturuar kriminal do të thotë shumë dhe do të jetë me interes të zbukohen të gjitha lidhjet e grupit të strukturuar kriminal”- tha Zhabina.