TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë p
as operacionit për "hernie inguinale" në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka lënë sot (4 tetor) ambientet ku ndodhej nën terapi pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe është kthyer në banesë.
Mësohet se pas një monitorimi mjekësor 24 orësh në QSUT, kryeministri Rama ka dalë nga spitali dhe jashtë vëmendjes së kamerave.
Pas ndërhyrjes mjekët u shprehën se operacioni kishte shkuar mirë, zgjati dy orë dhe gjendja e pacientit ishte e qëndrueshme, teksa do qëndronte për 24 orë nën monitorim të stafit.