AKTUALITET, 4 Nëntor 2024, 14:06

60-vjeçari denoncoi të shtënat me armë në Krujë, gjendet dëmtimi i shkaktuar nga plumbi në dritaren e banesës

60-vjeçari denoncoi të shtënat me armë në Krujë,

Një 60-vjeçar ka dëgjuar të shtëna pak pas mesnatës, e më pas ka bërë denoncimin. Pas mbërritjes së grupit hetimor u zbulua një dëmtim i shkaktar në dritaren e tualetit të banesës së tij.

“Më datë 03.11.2024, shtetasi N. Z., 60 vjeç, banues në Larushk, ka njoftuar se rreth orës 00:15 minuta ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka konstatuar se në dritaren e tualetit në katin e parë ka një dëmtim të vogël, dyshohet i shkaktuar nga një plumb arme zjarri”, njofton policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.