AKTUALITET, 4 Shkurt 2023, 10:05

Dëbora zbardh qarkun e Dibrës

Dëbora zbardh qarkun e Dibrës

Në qarkun e Dibrës paraqiten reshje të dobëta dëbore, të cilat kanë arritur deri në lartësinë 650 metra mbi nivelin e detit.

Ndërsa, në qytet mësohet se ende nuk ka dëborë. Sakaq, trashësia e borës arrin 5-10 centimetra në lartësi. Si pasojë rrugët janë të kalueshme pa probleme.

Temperaturat në vlera pozitive kanë bërë që të mos ketë ngrica.