AKTUALITET, 14 Maj 2026, 12:14

Debati/ “Unë s'jam Niko”, Manja përplaset me Peleshin, kreu i Kuvendit nuk i jep fjalën për replikë me Berishën! Deputeti i PS: Ai të thotë çfarë të dojë…!

Debati/ “Unë s'jam Niko”, Manja përplaset me

Si rrallë herë në Parlament ka ndodhur një debat brenda radhëve të mazhorancës, konkretisht mes Ulsi Manjës dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Debati nisi pas mbarimit të fjalimit të Berishës, i cili përmendi deputetin socialist. Ulsi Manja kërkoi fjalën për të replikuar, por për shkak të dakordësise mes palëve për minutazhin e diskutimit për rezolutën e integrimit, Peleshi nuk ia dha fjalën.

Kjo situatë solli disa momente humori nga radhët e opozitës, të cilët shpërthyen në te qeshura dhe duartrokitje.

Debati: 

Peleshi: Zoti Manja nuk ka fjalë për procedurë, sepse jemi me minutazh të përcaktuar. Nuk ka as replikë dhe as procedurë se jemi me minutazh. Zoti Balla e ka fjalën

Manja: Më përmendi emrin

Peleshi: Nuk mundemi jemi me minutazh të përcaktuar. Në orën 16 duhet të mbarojnë të gjitha diskutimet

Manja: Ai të thotë ça të dojë…(nuk dëgjohet)

“O Niko”… dëgjohet Manja nga salla.

Peleshi: Unë nuk jam Niko, ju lutem

Manja: Ndjesë…

Peleshi: Zoti Manja e thamë që në fillim mos ti ngelet hatri askujt është me minutazh të përcaktuar, mos i ngelet hatri askujt.

Manja: O zotëri…

Peleshi: Kur t’ju vijë radha do flisni

Manja: Ma jepni tani

Peleshi: Kur t’ju vijë radha do flini 5 minuta