TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Andi Bushati dhe Pano Soko debatuan në emisionin “Të Paekpozuarit” në MCN TV për punën e SPAK. Ndërsa Soko mbrojti punën e SPAK duke u shprehur se zbuloi që PS ka prodhuar më shumë kriminelë se deputetë, Bushati tha se Veliaj po shkon për dhjamë qeni pa prekur sistemin e korruptuar.
Pjesë nga biseda
Bushati: Ata kanë një ngërc, nuk kanë fuqi.
Pano: Po të kishin ngërç nuk shkruanin atë që kanë shkruar. Fakti që na thanë se ekzistojnë prova të besueshme se është përfshirë në katër akuza...
Bushati: Ka një ngërç. Këtë Elman Abule nuk e kisha dëgjuar kurrë, këtu njihen kullat e dogaxhinjve dhe nuk hyn SPAK. Si këto ne mund të nxjerrim plotë. Kush është shqetësimi im? Këta, Veliajn mund ta hedhin për dhjamë qeni, me atë tekst, edhe mund ta hedhin për dhjamë qeni, por nuk duan të prekin sistemin. Pra cdo mekanizmë kur e ndërron sistemi, ja e ka hequr Rama atë nga Tirana, iu ul vlera. Ky është ngërçi.
Pano: Ke problem në analizë. E trajton si shkak, por kjo është pasoja. Pasoja është edhe largimi i 12 drejtorëve. Ka ndërruar Veliaj gjithë trupën e drejtorëve. Aty ndoshta Nesti Angoni është drejtor bashkie. E hedh Rama dhe pastaj e merr SPAK. Hedhja e Ramës është pasojë.
Bushati: Nuk bëhet diferenca. Ne duhet të fiksojmë në çfarë regjimi jetojmë. Nëse jetojmë në autokraci, vetëm autokrati është i paprekshëm, të tjetët janë pjesë këmbimi. SPAK është pjesë e makinerisë autokratike? Deri tani po. Rama thotë unë nisem për punë të mira dhe ka njerëz që hanë kumbulla dhe dardha pas shpinës time. E gjithë zbardhja që i bën SPAK kësaj, është e njëjta. Pra në Shqipëri bëhen punë të mira, por ka njerëz që çojnë ndonjë gjë në shtëpi. Kjo është fabula e Erion Veliajt.
Lala: Sipas jush kur preket sistemi, pra kur SPAK e rrëzon sistemin?
Bushati: Ku ndahem unë me ju dhe me Panon. Ti the se po hyn SPAK-u se ka kapur një leje në Kombinat të Abules. Të merret me lejet e ndërtimit, kullat që i di gjithë Shqipëria, që janë lekët e drogës. Dihet filan drogmen, filan kullë dhe ky është t’i hysh sistemit. Nuk i ka hyrë. T’i hysh sistemit me çfarë mbahet në këmbë rregjimi i Edi Ramës duke vjedhur vota që siguron mbijetesën politike dhe duke i lejuar flukset e parave të drogës që siguron mbijetesën ekonomike. Të dyja këto mbijetesa të autokracisë shqiptare, SPAK i ka patate të nxehta. Ndaj them se deri te personat guxon, por jo duke i parë personat si mekanizma të një sistemi kriminal. Aty nuk guxon.
Soko: Kush është ndryshimi mes personit dhe personazhit? Kjo makineria që thua ti është e përbërë nga disa mekanizma, njerëz me poste. Këtu është një ministër, këtu është një ministër, këtu një zv/kryeministër, një kryetar bashkie, këtu një kryetar tjetër bashkie dhe këtë mekanizëm SPAK po fillon po e çmonton. Nuk hoqi ai kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe po vë një tjetër.
Bushati: Nëse ty PS-ja të duket më e dobët se dje, se iku Alqi Bllako me Lefter Kokën, socialist denbabaden, atëherë e ka shkatërruar PS-në.
Soko: Sot te PS ka më shumë njerëz që janë nën hetim se çka njerëz që janë në parlament. Pra PS ka prodhuar më tepër kriminelë, se sa deputetë dhe ky është problem për PS-në dhe këtë ma zbuloi SPAK-u dhe s’mund t’ia heq këtë meritë, se nuk po e godet mekanizmin. Kush është mekanizmi, janë njerëzit, ai Mariglen Qato, Taulant Tushe që blinin vota. Më thuaj njërin që nuk po goditet?
Bushati: Më pak se Prokuroria e krimeve të Rënda që kanë ikur të gjithë si të korruptuar nga sistemi. Aq janë dënuar.