AKTUALITET, 2 Qershor 2026, 13:08

Debati për ‘Zvërnecin’, Rama: Inkurajoj hetimin e SPAK për origjinën e pronës! Investimi vijon, s’ka shans të ndalojë sa të jem unë

Debati për ‘Zvërnecin’, Rama: Inkurajoj hetimin e SPAK

Lidhur me hetimin e SPAK për investimin në Zvërnec, kryeministri tha se e inkurajon investigimin për origjinën e pronës, pasi u pyet nga gazetarët për sekuestron e llogarisë bankare të “Albania Land Development”. Rama tha se burimet financiare të investitorëve kanë rezultuar legale. Ai theksoi se investimi vazhdon dhe nuk do të ndalojë sa kohë të jetë ai.

“Kjo e SPAK-ut ka dy pjesë; pjesën pozitive që i takon SPAK-ut dhe pjesën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetofruar të SPAK-ut. Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Për sa kohë ky është një problem i ngritur, me apo pa të drejtë dhe i shumëpërfolur, aq më tepër për sa kohë kjo lidhet me një hetim të nisur sa i takon subjektit, është shumë pozitive që SPAK ta hetojë origjinën e kësaj prone, është e mirëseardhur dhe e nxis këtë hetim.

Pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetofruar që ndajnë gjysmë të vërteta që janë gënjeshtrat më të mëdha pasi investitorët që sot janë zotëruesit e pronës sipas legjislacionit shqiptar, janë investitorë me reputacion të padiskutueshëm, burimet financiare për të përcjellë pagesën janë investiguar imtësisht nga Agjencia e Pastrimit të Parave dhe kanë rezultuar totalisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me reputacion global.

Kjo çështje, siç është me dy pamje, duhet ndarë në dy pjesë. Investimi vazhdon me pronarët e rinj dhe të ligjshëm dhe në rast se nxjerr një tjetër origjinë prone, ata që kanë të drejtën e asaj prone, mund të marrin ato para dhe të gjitha janë të lumtura përveç palës që ka mashtruar.

Do t’u bëja thirrje zëdhënësve të vetofruar që të mendohen disa herë për të shkruar disa të vërteta sepse cenojnë Shqipërinë. Dihet kush janë investitorët sepse janë njerëz me reputacion. S’ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë do të jem këtu. Unë jam absolutisht i hapur për të diskutuar me këdo që ka pretendime, por duhet të sqarojmë për çfarë janë pretendimet. Nëse janë për pronën, ka rrugën e vet dhe mund të çojë në zgjidhje ideale”, tha Rama.

Rama: Kjo e SPAK ka dy pjesë, ka pjesën pozitive që i takon SPAK ka pjesën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetëofruar të SPAK. Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Sa kohë ky është një problem i ngritur me të drejtë apo pa të drejtë këtë nuk e dimë dhe pastaj i shumëpërfolur, aq më tepër përsa kohë kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur sa i takon subjektit është shumë pozitive që SPAK ta hetojë origjinën e kësaj prone. Është e mirëseardhur dhe unë e nxis këtë hetim.

Pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetëofruar që ndajnë gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Investitorët që janë edhe zotëruesit e pronës, duke ndjekur procedurat që parashikon legjislacioni shqiptar janë investitorë me një reputacion të padiskutueshëm, burimet financiare janë investiguar imtësisht nga Agjencia e Pastrimit të Parave, që vepron në koordinim me partnerët ndërkombëtare dhe kanë rezultuar totalisht legale. Kështu që kjo çështje siç është me dy pamje, duhet ndarë në dy pjesë. Investitorët janë në të drejtën e tyre.

Bllokimi i transaksionit nga ana e tyre është tërësisht arbitrar dhe negativ. Ndërkohë bllokimi i kalimit të parave tek pronari për të cilat ka dyshime është një çështje në të drejtën e organit hetimor. Unë e konsideroj pozitive edhe një për një aspekt tjetër. Me këta rast investimi vazhdon me pronarët e rinj dhe të ligjshëm dhe në rast se hetimi nxjerr një tjetër origjinë prone, ata që e pretendojnë atë pronë fare mirë mund të marrin ato para dhe të gjitha palët janë të lumtura, përveç palës që ka mashtruar nëse ka mashtruar, por këtë e tregon e hetimi!