TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edhe në komisionin parlamentar të ligjeve është diskutuar projektligji me disa ndryshime në ligjin e SHISH.
Anëtari demokrat Oerd Bylykbashi shpalosi disa rezerva për këto ndryshime kur tha se ato në emër të “stabilitetit të brendshëm të vendit dhe atë rajonal "mund të keqpërdoren për qëllime politike në shërbim të kryeministrit”.
Bylykbashi gjatë mbledhjes u shpreh “A po e çoni SHISH drejt një abuzimi politik?”. Nuk është pajtuar me këtë shqetësim drejtoresha juridike në SHISH Armanda Dhima.
Armanta Dhima u shpreh ”SHISH është apolitik dhe jo në shërbim të politikës. Asnjë shërbim në botë nuk publikon të dhëna. Buxhetet janë të fshehura dhe të kamufluara”.
Kryetari komisionit të ligjeve Ulsi Manja ia lejoi vetes të bënte xhentëllmenin përballë tre zonjave të SHISH.
Ndërsa Ulsi Manja u shpreh “Më vjen mirë që shoh tre zonja që vinë nga SHISH se në këto agjenci jemi mësuar të shohim vetëm burra dhe unë dua t’ju përgëzoj për këtë. Nuk jam duke denigruar burrat kjo në fakt është diskriminim pozitiv por më vjen mirë që në funksione të tilla janë tre zonja bashkë me ministren e shtetit që ka dalë nga ky komision”.
Ndryshimet e ligjit të SHISH në këtë komision morën shtatë vota pro duke ia kaluar parlamentit për votim në seancë plenare.