AKTUALITET, 17 Shkurt 2025, 12:19

Debati/ Klosi: Jo negociata për votimin me ID të huaja. Bardhi: Nuk e doni votën e emigrantëve sepse e dini që e keni kundër

Debati/ Klosi: Jo negociata për votimin me ID të huaja. Bardhi: Nuk e

Mazhoranca vijon të jetë kundër propozimit të opozitës që emigantët të cilët nuk disponojnë një mjet identifikimi shqiptar të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit me dokumentin e vendit ku ata jetojnë.

Blendi Klosi tha gjatë seancës plenare të sotme se nëse kjo do të ndodhte do ta hidhte sistemin në erë. Ai e bëri të qartë se nuk do të ketë negociata për këtë propozim.

Blendi Klosi: Kërkojnë që çdokush që ka një telefon, të regjistrojë sa herë të dojë. Kjo do ta hedhë në erë sistemin. Nuk ka negociatë për këtë. Kush ka celular, për 2 minuta del gjurmë ID dhe të japin çdo të dhëë si është forma e një karte belge. Mund të prodhohen aq shumë dokumente, sa mund të hedhin sistemin në erë. Nuk mund të identifikohet dot. Prandaj po e them, nëse do të paraqitet me ndonjë dokument anglez, kanadez etj, nuk mund të verifikohen dot. Është një hile, nuk është një dëshirë për të prodhuar më shumë shqiptarët. Hile nga ai i katit të tetë (Berishës). Kërkojnë të ndërtojnë një mekanizëm që manipulohet kaq thjeshtë. Kjo është një hile aq e vjetër sa lideri i tyre.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku replikoi me Klosin dhe akuzoi mazhorancën se kërkon që të detyrojë emigrantët që të votojnë për PS-në.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari i Grupit Parlamentar të saj Gazment Bardhi në seancën plenare të ditës së sotme, tha se propozimi i opozitës që emigrantët të votojnë me dokumunetet e vendit që jetojnë, nëse nuk disponojnë një dokument shqiptar nuk e rrezikon procesin zgjedhor. Duke iu përgjigjur kolegut të tij socialist, Blendi Klosi, i cili tha se ky propozim do të hidhte në erë procesin, Bardhi akuzoi mazhorancën se nuk e duan votën e emigrantëve pasi e dinë që diasporën e kanë kundër.

Bardhi: Ndryshimet për të cilat opozita është shprehur nuk janë propozime as të PS as të PD, janë propozime të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve që lidhen me dy procese teknike për të garantuar votën e disapsorë. Bëhet fjalë për shtyrjen apo shkurtimin e afatit të përgatitjes së fletëve të votimit, për të pasur më shumë kohë KQZ që të dërgojë fletën e votimit dhe të mundësojë kthimin e saj bredna afatit.

Dhe ndryshimi i dytë thelbësor, ka të bëjë me marrjen përsipër nga shteti të çdo shpenzimi për votimin e emigrantëve. Ishte i papranueshëm qëndrimi i mazhorancës që emigrantët të paguanin postën për dërgimn e fletës së votimit. Nuk mund t’i kushtëzohet vota me pasjen apo mospasjen e mundësisë financiare për të paguar lekët.

Kemi propozuar që cilido që ka një dokument biometrik identifikimi ka të drejtë të votojë. Kodi Zgjedhor nuk specifikon nëse dokuemti duhet të jetë i Shqipërisë apo i SHBAs-së. Na foli këtu sekretari i përgjithshëm i PS se si në internet u prodhoka nëj kartë identitei e Belgjikës apo e SHBA-së. Pse nuk prodhdohet karta e Republikës së Shqipërisë? Zgjedhjet në Shqipëri i rrezikon ajo që po bëni ju prej muajsh, përdorimi apo keqpërdorimi i administratës zgjedhore për zgjedhje. Ju nuk doni të votojnë emigrantët sepse e dini që diasporën e keni kundër.