TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ka vendosur të mos e betojë Asim Vokshin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pasi pret që Kushtetuesja të shqyrtojë në 11 nëntor në themel padinë e ish-kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami, për ligjshmërinë e procesit të përzgjedhjes, raporton ;tch'.
Vendimi vjen pas akuzave për tjetërsim vote gjatë mbledhjes së posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ku u shpall fitues Asim Vokshi me 3 vota më pak se Naureda Llagami.
Në mbledhjen e të hënës, Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar masën e sigurisë së Llagamit, por e kaloi në gjykim themeli muajin që vjen. Mirëpo presidenti për të shmangur debatet e metejshme në emërimin në Kushtetuese, nuk e ka dekretuar gjyqtarin e Gjykatës së Lartë.