BOTA, 27 Janar 2023, 23:32

Danimarka forcon ushtrinë me vajza

Danimarka forcon ushtrinë me vajza

Shërbimi i detyruar ushtarak edhe për gratë, është ky propozimi më i ri në Danimarkë. Ky shtet është kritikuar gjerësisht nga aleatët perëndimorë për mangësitë e saj në mbrojtje.

Plani u zbulua nga ministri i mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri Jakob Ellemann-Jensen në një intervistë me mediat lokale.

Me rritjen e tensioneve në rajon që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë shkurtin e kaluar, vendi nordik dëshiron të rrisë përmasat e ushtrisë së tij. Ministrja tha se ndërkohë që përfshirja e grave në forcat e armatosura do ta ndihmojë vendin të përmbushë kërkesat e NATO-s, prania e tyre do të jetë gjithashtu “e dobishme” për ushtrinë.

Aktualisht, gratë daneze mund t’i bashkohen ushtrisë vullnetarisht, ndërsa burrat janë ligjërisht të detyruar  të shërbejnë për një maksimum prej katër muajsh nëse thirren në një sistem lotarie.

Njoftimi u bë pasi Ministria e Mbrojtjes publikoi konkluzionet e një rishikimi dyvjeçar të NATO-s, i cili shprehte rezerva për dështimin e Danimarkës për të investuar në forcat e saj ushtarake sipas kërkesave gjeostrategjike.

Danimarka ka vendosur një objektiv ambicioz për një rritje prej 4.5 miliardë korona (659 milionë dollarë) në shpenzimet e mbrojtjes për të arritur 2% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2030.

Sipas angazhimeve të saj ndaj NATO-s, Danimarka pritet të formojë një këmbësori elitare deri në vitin 2032. Në fillim të kësaj jave, Danimarka u zotua t’i dhurojë Ukrainës 19 sisteme të artilerisë së obusit Caesar të prodhimit francez, çka iu kërkua nga presidenti Zelensky.