AKTUALITET, 1 Korrik 2024, 22:39

CENSI 2023/ Demografi Gjonçaj: Kemi rënie dhe plakje të popullsisë. Harxhi: 46.6% është nën nivelin e varfërisë

CENSI 2023/ Demografi Gjonçaj: Kemi rënie dhe plakje të

INSTAT publikoi pak ditë më parë të dhënat e përmbledhura të Censit 2023 për popullsinë dhe banesat. Arjan Gjonçaj, Profesor i Demografisë në London School of Economics  u përplas në studion e emisonit “Të Paekspozuarit” në MCN TV me zonjën  Edith Harxhi, anëtare e “Qendra e Politikave Shqiptare” për rënien e numrit të popullsisë dhe të nivelit të varfërisë. Ndërsa për Gjonçajn shqiptarët jetojnë më mirë sot, Harxhi tha se 46.6 për qind e popullsisë jetojnë nën nivelin e varfërisë.

Pjesë nga debati   

Arjan Gjonçaj: Popullsia ka vazhduar të bjerë. Ne kemi një rënie të popullsisë prej 420 mijë banorësh. Kryesorja te kjo është emigracioni nuk është vetëm shtesa natyrore, e cila ka qenë më e ulët që ta kompensonte emigracionin. Ka qenë rreth 42500 në vit, nga 48 mijë të ikur në vit nga 2001-2011.

Kjo ka krijuar disa probleme si të plakjes që kemi një popullsi mbi 42 vjeç. Popullsitë e plakura vijnë me zhvillimin e ekonomisë. Urbanizimi është zhvillim i ekonomisë. Që ne jetojmë më mirë, jetojmë, sepse 98 për qind kanë nga një plazma tv, frigorifer, celular. Këto janë elementë zhvillimi.

Edith Harxhi: 46.6% është nën nivelin e varfërisë aktualisht, është shifër e INSTAT-it.

Arjan Gjonçaj: E di si llogaritet shifra e varfërisë?

Edith Harxhi: Unë po flas për shifrën e INSTAT-it.

Arjan Gjonçaj: Censusin e vitit 2001 e kam bërë vetë. Kjo 46.6 për qind që thua ti quhet varfëri relative, jo varfëri absolute.

Edith Harxhi: Kemi shifrat e INSTAT, kemi atë të UNICEF për fëmijët.

Arjan Gjonçaj: Ajo nuk është varfëri, është kequshqyerje. Mos të themi se nuk ka sukses Shqipëria në mortalitetin infantil. Të thuash që fëmijët në Shqipëri janë të kequshyer, kjo nuk është varfëri. Amerika ka 45 për qind të popullsisë të kequshqyer.