AKTUALITET, 3 Prill 2024, 20:43

Bylykbashi: Modeli qeverisës është bazuar në piramidë korrupsioni të strukturuar nga Rama e më poshtë

Bylykbashi: Modeli qeverisës është bazuar në piramidë

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka zhvilluar një tryezë bisedimi me biznesmenë dhe profesionistë.

Bylykbashi deklaroi se modeli qeverisës është bazuar në piramidë korrupsioni të strukturuar nga kryeministri e më poshtë.

Fjala e deputetit të PD-së Oerd Bylykbashi:

Ju falënderoj që keni ardhur në këtë takim të biznesit, ndërmarrjes dhe inovacionit pranë PD. Ky takim është me përfaqësues të biznesit të vogël, të mesëm dhe të madh dhe me profesionistë të lirë të cilët të gjithë bashkë janë në një situatë tejet të vështirë.

Është një situatë që ka ardhur jo thjesht sepse ka një krizë ekonomike, por sepse janë viktima të një modeli qeverisës i cili është bazuar në një piramidë të strukturuar nga kryeministri e poshtë të korrupsionit.

Është një mekanizëm i cili ka zhdukur tashmë çdolloj diskutimi në lidhje me nocionet se çfarë është korrupsioni. Tashmë korrupsioni ka marrë përmasa të një grabitjeje haptasi që ndodh jo nëpërmjet marrëveshjesh okulte midis një zyrtari dhe një privati, por është diçka që ndodh me vendime qeverie, me ligje për persona, ku i gjithë sistemi qeverisës është vendosur në funksion të interesit grabitës të kryeministrit dhe shpurës së tij.

Është një sistem që është i bazuar thelbësisht mbi ndjesinë e mosndëshkimit. Është një ndjesi e mosndëshkimit të këtyre zyrtarëve të cilët kanë marrë përsipër të luajnë dhe rolin e mercenarit të korrupsionit, pra nuk janë persona që thjesht përbëhen rrugës. Përzgjidhen në mënyrë të qëllimshme në mënyrë të lartë, sepse ky sistem kërkon shumë njerëz që marrin përsipër, pra ideja nuk është e një angazhimi politik, por e një ideje të qartë që futen për të grabitur për pjesën ë tyre për të lënë atë që kërkon kryeministri në këtë aferë gjigante korruptive që quhet qeverisje në Shqipëri.

Paraja publike nuk administrohet nëpërmjet garës së hapur, e cila do të jepte mundësinë e të gjithëve të konkurronin. Në pjesën e PD, futja e prokurimit publik elektronik 100% brenda vitit të parë solli këto të dhëna.

U tetëfishua numri i kompanive që hynin në garë publike për fondet publike, dhe nga ana tjetër u kursye më shumë se 20% e fondit limit. Dhe po flasim për shifra gigante të kursyera.

Kurse sot, e gjitha jo vetëm që nuk ka më një konkurrencë dhe garë të hapur, por për shkak se nuk ekziston më jo vetëm frika por është e planifikuar ajo që ju po shihni sot me skandalin e kompanisë 5D, por edhe në të gjitha historite e tjera të korrupsionit që kanë plasur këto kohë tregojnë që janë skema që janë të mirëkonceptuara duke filluar që nga kryeministri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Durrësit e të tjerë me radhë, ministritë, të gjitha funksionojnë me një koncept dhe janë njerëz që marrin përsipër që në shkëmbim të parasë që do t’u jepet janë gati të bëjnë edhe punë. Prandaj i quaj mercenarë të korrupsionit.

Pra, i gjithë ky është një mekanizëm qeverisjeje që prodhon nga ana tjetër shumë kosto të larta për biznesin. Janë kosto korrupsioni, por më pas qeverisë nuk i del më llogaria. Qeveria nëpërmjet PPP dhe koncensioneve ka sjellë një shuarje të ndarjes midis publikes dhe privates.