TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar ku diskutohet për dy çështje kryesore, seanca plenare dhe një vendim sa i përket buxhetit 2025, projektligji për të cilën ka nisur diskutimin ditën e djeshme në komision parlamentar të “Ekonomisë”.
Gazetari Osman Stafa thotë se një nga skenarët e mundshëm është që në përfundim të mbledhjes së sotme, grupi parlamentar i PD të marrë vendimi për t’iu rikthyer normalizimit të jetës parlamentare me debate në komisione dhe seancë.
“PD mund të dalë me vendim për normalizim të marrëdhënieve me Kuvendin vetëm sa i përket diskutimeve për buxhetin. Kjo parti kërkon të bëjë oponencë ballë për ballë për këtë çështje pasi sipas tyre paratë e shqiptarëve po vidhen nga qeveria dhe oligarkët pranë tyre”, raporton Stafa.