AKTUALITET, 23 Maj 2024, 22:03

Bushati: SPAK po vepron me Veliajn si me Ahmetajn që i nxorrën tangat e dashnoreve, por koka është Rama!

Bushati: SPAK po vepron me Veliajn si me Ahmetajn që i nxorrën tangat

Andi Bushati ngriti dyshime se hetimi pasuror i SPAK për Veliajn, mund të rezultojë në një hetim të ngjashëm me atë për Arben Ahmetajn, për të evituar hetimin e e procedurës për inceneratorin e Tiranës, që të shpëtojë sipas analistit, Edi Ramën, kokën e aferës. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bushati tha se ka dyshime që SPAK po zbaton të njëjtën skemë si me Ahmetajn, të cilit i nxorrën edhe "tangat e dashnoreve" dhe nuk e hetuan për procedurën, për të mos vajtur te përgjegjës që janë më lartë në hierarki. 

"Për çfarë po hetohet Veliaj? Pse duhet pasuria e Veliajt? Pamë një rast me Arben Ahmetajn, që u zhvesh nga procedurat, si nismëtar i inceneratorit dhe i numëruan deri te tangat e grave dhe dashnoreve. U bë për Ahmetajn, u anashkalua inceneratori, sepse po të vazhdohej me inceneratorin shkohej më lart se Ahmetaj dhe u gjet truku i hetimit pasuror. Mos kemi të njëjtin paralelizëm si Ahmetaj? Veliaj për menidmin tim ka shumë njolla të zeza te inceneratori, por nuk është ai arkitekti.

E dyta, SPAk kur ka dashur na ka treguar praktika gati inkuizicionale, vetëm Beleri që nuk prishte dot prova dhe u fut në burg, po kështu edhe Berisha.

Erion Veliaj, nëse ka dhënë tre leje edhe kur ishin nën hetim drejtorët, është në pozicionin e njeriut që mund të prishë prova. SPAK-u, që po themi a do e godasë Veliajn, a mos kemi  SPAK që po përpiqet ta përkëdhelë Veliaj dhe nëse e gërvisht pak, të ruajë padronin e tij?", tha Bushati.