TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati u shpreh kundër optimizmit të Pano Sokos dhe Klodiana Lalës për arrestimet e ish-ministrave nga ana e SPAK. Bushati deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se edhe pse Beqaj iku, koncesionet në shëndetësi vijuan, edhe pse u arrestua Tahiri, vijoi kanabizimi, etj.
Pjesë nga biseda
Bushati: Beqja ka ikur mos gaboj nga ministër, që në 2017. Të gjitha koncesionet në shëndetësi vazhdojnë po njësoj. Tahiri ka ikur njësoj me Beqajn, por trafiku i drogës është shtuar. Prandaj janë pjesë të papërfillshëm të mekanizmit dhe mekanizmi funksionon njësoj. Si me Kokën, Beqen, Sajmen, si pa ata. Duhet të kuptojmë kur dënohet personi dhe i hyhet trafikut të narkotikëve, ndërtimit me paratë e drogës.
Lala: Veliaj nuk është personi, është sistemi.
Bushati: Vijmë nga një kulturë që Enver Hoxha forcohej gjithnjë e më shumë edhe kur dënohej Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, këta ishin ingranazhet e sistemit.
Lala: Veliaj është sistem dhe jo ingranazh.
Bushat: Do të të akordoj benefitin e dyshimet. Pa Veliajn do të shohësh sa vota do të marrë Rama dhe do të bindesh se nuk është personi, por mekanizmi vazhdon të funksionojë. SPAK duhet t’i shkojë një çështjeje nga fillimi deri në fund. Kur del Rama te sterilizimi të mos mbyllë sytë. Kur del firmëtar tek inceneratori të mos mbyllë sytë.
Soko: SPAK merret me persona që shkelin ligjin. Ti thua atë që e ka për detyrë politika. Atë që duhet të zhbëjnë mekanizmi është populli shqiptar.
Bushati: Larg qoftë të vidhet nesër Banka e shqipërisë. Mbrojtësit e SPAK do të thonë ka arrestuar 20 veta. Unë do të pyes: Ore e ka zbardhur skemën kush e bëri vjedhjen? SPAK nuk ka zbardhur asnjë skemë, vetëm ingranazhet e skemës janë goditur.
Soko: Kemi arritur nga nuk arrestojmë dot Arben Ahmetajn, sot jemi te Veliaj dhe patjetër synimi është koka e të gjithës, që në krye të çdo gjëje është Edi Rama. Është duke vajtur.
Xama: Kur? Kur të mbarojnë pagesat?
Bushati: 82% e socialistëve mbështesin SPAK, ata e dinë se SPAK punon për ta. 82% e anëtarëve të PS. Pra këta socialistët janë budallenj apo e kanë kuptuar se SPAK punon për kalçifikimin e tyre?