TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Bushati, deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se arritja më e madhe e protestës është "delegjitimimi" i Edi Ramës në arenën ndërkombëtare.
"Për mua protesta e ka delegjitimuar totalisht këtë pushtet. Kur flas për delegjitimim, nuk them, Rama mund ta mbarojë mandatin, të rrijë me dhunë, ka kriminelët e Arubës e me rradhë. Por një nga forcat kryesore të Ramës, që ka sunudar dhe vjedhur shqiptarët, e ka bërë nëpërmjet legjitimimit në arenën ndërkombëtare.
Sot po të hapësh gazetat më të mëdha dhe televizionet më të mëdha, po e masakrojnë autokratin e Shqipërisë. Ato që mund të dukeshin ëndërr, po e trajtojnë si njeri të lidhur me narkotrafikun, që ka hapur dyert e parave të drogës. Sukes i padiskutueshëm i kësaj lëvizje, është delegjitimimi ndërkombëtar i këtij pushteti. Është fakt i kryer. Në perëndim kishte njerëz qe e ndanin Ramën nga Vuçiç, sot në mediat perëndimore nuk gjen asnjë fjalë më pak ndaj Ramës sesa ndaj Vuçiç", deklaroi Bushati.