AKTUALITET, 12 Shkurt 2024, 12:58

Burri e burgosi, e reja rrëfen detaje nga dhuna: Më rrahu kur isha shtatzënë, të nesërmen linda

Burri e burgosi, e reja rrëfen detaje nga dhuna: Më rrahu kur isha

Gruaja, që u mbajt e burgosur nga i shoqi Asqeri Mandri brenda banesës në Kodër Kamëz, ka rrëfyer se 34-vjeçari e ka dhunuar në muajt e fundit të shtatzënisë.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, u shpreh se pasi bashkëshorti e dhunoi duke i kërkuar të merrte gocat dhe të largohej, të nesërmen solli në jetë foshnjën.

Ajo tregoi se kur u fejuan ai jetonte në barake dhe se paratë që fitonte nuk i dërgonte në shtëpi.

“Kur isha shtatzënë me vajzën e tretë u zumë, filluam debatet dhe më dhunoi. Të nesërmen solla në jetë vajzë. Më thoshte ‘merr gocat edhe ik’.

Kur u fejova kishte barake, ku hynin minjtë. Nuk i kërkova as para dhe as bukuri. Fillimisht punonte, shkonim mirë bashkë.

Ne jetojmë aty tek shtëpia e vjehrrës, por do të iki sapo të gjej një shtëpi”, tha ajo.