AKTUALITET, 2 Prill 2024, 10:36

Bulqizë, digjet masivi pyjor, flakët i drejtohen banesave të fshatit

Bulqizë, digjet masivi pyjor, flakët i drejtohen banesave të

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur në masivin pyjor me dushqe në fshatin Mazhicë të Njësisë Administrative Shupenzë të Bashkisë së Bulqizës.

Zjarri po përhapet në një sipërfaqe të konsiderueshme me drurë lisi që ndodhen mbi fshat.

Ende nuk dihet se si është aktivizuar zjarri ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi të madhe për shkak të erës së fortë që ka nisur të jetë prezente prej disa orësh në këtë zonë.

Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar autoritetet për vatrën e zjarrit, ndërsa deri tani nuk është bërë asgjë për shuarjen e flakëve të cilat i janë drejtuar banesave të fshatit.

Kjo nuk është hera e parë që masivi pyjor me lisa në këtë zonë digjet.