AKTUALITET, 4 Shkurt 2023, 14:35

Brenda javës vodhi rreth tri mijë euro, si i ngriti ‘grackë’ policia pastrueses

Brenda javës vodhi rreth tri mijë euro, si i ngriti

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me arrestimin e një pastrueseje në Tiranë, e cila akuzohet se ka vjedhur në banesën ku ishte punësuar.

Mësohet se Elida Kodra, 60 vjeçe, ishte punësuar si pastruese në banesën e shtetasit me inicialet Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”.

Sipas BW, pronarët e banesës gjatë javës së fundit kanë konstatuar se mungonte një shumë lekësh dhe janë drejtuar në polici ku kanë bërë dhe denoncimin. Pasi kanë referuar dyshimet e tyre që binin mbi pastruesen, policia ka monitoruar 60-vjeçaren, për ta kapur në ‘grackë’.

Familja e vjedhur pohoi se në banesën e tyre mungonte një shumë prej 2000 eurosh, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj. Ndërkohë, gjatë kontrollit nga ana e punonjësve të komisariatit nr.2 në Tiranë, në çantën e 60-vjeçares u gjet një sasi lekësh, konkretisht 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.