AKTUALITET, 3 Shkurt 2023, 18:40

Braimllari: Veliaj kryemashtrues, ka rol kryesor për inceneratorin e Tiranës!

Braimllari: Veliaj kryemashtrues, ka rol kryesor për inceneratorin e

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se kryebashkiaku Erion Veliaj, të cilin e ka cilësuar si “kryemashtruesi i Tiranës”, paguan 29 Euro/ton inceneratorit që gropos primitivisht mbetjet në Sharrë.

Braimallari ka postuar një shkresë dhe i kujton Veliajt të pyesë Taulant Tushen, që ka qenë pjesë edhe e komisionit për inceneratorin e Tiranës, ndërsa shtoi se Veliaj ka rol kryesor për inceneratorin e Tiranës.

Kryemashtruesi i Tiranës, Erion Veliaj që i paguan 29 Euro/ton inceneratorit që gropos primitivisht mbetjet në Sharr, ka thënë dje në një emision televiziv se detyra e kryetarit të Bashkisë është të pastrojë qytetin dhe të lërë plehrat te dera e institucionit që duhet të bëjë përpunimin. Domethënë ku i jep lekët, por se ca ndodh atje, nuk mban përgjegjësi.

Ashtu? Po në Komision Hetimor, pse deklaroje se Sharra sot ishte krenaria jote si kryetar bashkie, duke nxjerrë fotot e propagandës së barit jeshil.

Jo vetëm kaq, por, ti ke shkuar e ke vizituar nga afër si kryetar bashkie zonën e Sharrës pasi e mori kompania private, duke i bërë reklame dhe duke i thurur elozhe me jargë, kësaj kompanie që do shpëtonte qytetarët e Tiranës nga mbetjet, duke i trajtuar, ricikluar, djegur ato.
Kryemashtrues ordiner, shife këtë shkresë dhe pyete Taulant Tushen, njeriun tënd të besuar për çdo të zezë që bën në bashki, e që e ke pasur edhe pjesë të komisionit për inceneratorin e Tiranës.

Taulanti mund të ta rifreskojë memorien se çfarë ka ndodhur ato ditë të vitit 2017 kur ti vetëm mendoje se ku do çoje lekët që do të vidhnit nga koncesioni 30 vjeçar i inceneratorit të Tiranës.
Taulanti mund të të shpjegojë përshembull, se çfarë i ke thënë ti pasi ke firmosur pa vendim të Këshillit Bashkiak dakordësinë financiare për studimin e fizibilitetit.
Taulanti mund të të rikujtojë edhe çfarë i ke thënë ti para se të shkoje në këtë Mbledhje të Komisionit, ku qartazi është pranuar nga Taulanti si kryepërfaqësuesi jot financiar në bashki, se Bashkia Tiranë ka dhënë dakordësinë për vazhdimin e procedurave të projektit në fjalë referuar studimit të fizibilitetit.

Pra, kryemashtrues, ti si kryetar bashkie nuk ke vetëm rolin e dorëzimit të mbetjeve, por për inceneratorin e Tiranës ke rol kryesor, pasi ti me firmën tënde ke ndryshuar fatin e koncesionit.
Konsultohu me Taulantin, ndoshta të shërben gjatë fazave të hetimit!