TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rruga nacionale Kallpaq-Janinë do të jetë e bllokuar deri në orën 22:00 të mbrëmjes së kësaj të shtunë.
Pika Kufitare në Kakavijë sqaron se policia greke ka njoftuar për bllokimin e rrugës për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët në vendin fqinj.
Qarkullimi lejohet vetëm për mjetet e vogla.
Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë, kamionë dhe autobusë, nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor.
Njoftimi i policisë:
Kakavijë
Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se deri në 22:00 rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.
Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.
Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor.
Ju faleminderit!