TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi pritet të rimblidhet përsëri në orën 18:30 për të votuar rendin e ditës.
Pak më herët, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, pasi ndërpreu seancën si pasojë e bllokimit të foltores nga deputetët e PD-së, tha se votimi do të ndodhte pas 5 minutash.
Kalimi direkt në votim u kërkua nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pasi nuk po gjendej gjuha e përbashkët për të vijuar seanca në mënyrë normale.
Pika e rendit të ditës për amnistinë, e cila kërkon 84 vota, do të shqyrtohet dhe votohet në orën 18:30.