AKTUALITET, 15 Qershor 2026, 23:57

Bllokimi i Rinasit, Artan Hoxha: Policia procedoi sot 15 protestues, Rama tha shyqyr që u bë ai gabim

Bllokimi i Rinasit, Artan Hoxha: Policia procedoi sot 15 protestues, Rama tha

Gazetari Artan Hoxha, duke folur për bllokimin e rrugës drejt aeroportit të Rinasit në përfundim të ditës së 15-të të protestës, u shpreh në emisionin Të Paekspozuarit, se policia mund të ndalojë çdo protesutes me akuzën për pengim të transportit dhe prishje të rendit dhe të qetësis.

Ai deklaroi se Rama e kapi këtë gabim dhe e përdori politikisht.

“Rasti i djeshëm, edhe prej distancës Tiranë-Rinas, 17 kilometra dukej që ishte vërtetë gjatë. Sot në reagimin e Policisë së Shtetit, në ditën e 15-të ka filluar procedimin penal për 15 protestues, ka sekuestruar 2 automjete dhe akuza për pengim të transportit dhe prishje të rendit dhe qetësisë. Me këtë akuzë mund të ndalosh çdo protestues.

Rama e kapi këtë të Rinasit me të dy duart dhe tha shyqyr që e bëtë gabimin. Fakti që policia ka marrë masa menjëherë, në rastin konkret ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Ju s’mund ta mohoni dot që në qytet ka dalë një faktor i ri. Kurrë nuk janë ngritur shqiptarët në të katër cepat e botës. Janë kundër Edi Ramës jo Zvërnecit"- tha Hoxha.