AKTUALITET, 27 Qershor 2026, 09:29

“Blindohet” Vlora, qindra forca policie zbarkojnë në zonën e Triportit, pritet protestë kundër TEC-eve lundruese

“Blindohet” Vlora, qindra forca policie zbarkojnë në

Vlora është blinduar mëngjesin e kësaj të shtune, në prag të protestës së thirrur nga përfaqësues të shoqërisë civile kundër vendosjes së TEC-eve lundruese në zonën e Triportit.

Mbi 200 forca janë dislokuar në pika të ndryshme të zonës, ku janë angazhuar efektivë të Policisë së Rendit, Njësisë “Shqiponja”, Njësisë Delta dhe të forcat e Ndërhyrjes së shpejtë edhe nga Tirana e Shkodra.

Shoqëria civile ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste gjatë paradites, duke kundërshtuar rrethimin e zonës dhe vendosjen e TEC-eve lundruese në Triport. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, ndërsa kërkojnë pezullimin e projektit dhe transparencë nga institucionet përgjegjëse.

Situata në terren paraqitet e qetë, ndërsa pritet të shihet zhvillimi i protestës dhe masat që do të merren nga autoritetet për garantimin e rendit dhe sigurisë.