AKTUALITET, 29 Mars 2024, 17:15

Blegtoria në Shqipëri në krizë, ja problematikat që listojnë fermerët

Blegtoria në Shqipëri në krizë, ja problematikat që

Pavarësisht rritjes së kostove për rritjen e dhenve, fermerët në fshatrat e Vlorës vijojnë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kushte kritike. Sahit Kapaj, i cili posedon një fermë në Llakatund të Vlorës tregon se një nga problemet mbetet mungesa e fuqisë punëtore.

“Kam rreth 600 krerë, dele mjelëse dhe 200 qengja për rimond, ne për momentin kemi problem fuqinë punëtore”, - u shpreh Sahit Kapaj. Si pasojë ai është detyruar të punësojë nëpërmjet një agjencisë shtetas nga India dhe Pakistani. “Po më pëlqen shumë kjo punë”-shprehet indiani.

Gjithashtu blegtorët, këtë fillim vit, janë të detyruar ta shesin qumështin 33% më lirë, pasi ka një kërkesë të ulët në markete dhe fabrikat janë plot me stoqe. Kjo përbën një ngërç në ekonominë e të gjithë qarkut. “Çmimi i qumështit për litër, do të thotë për ne është një rënie goxha e madhe, ne aty e kemi syrin se pjesa tjetër janë shpeza”, - tha Kapaj. Mungesa e subvencioneve dhe ngarkesa e lartë fiskale në të gjithë zinxhirin e prodhimeve blegtorale i kanë detyruar shumë profesionistë të fushës të mbyllin fermat e tyre. Në Llakatund ndodhen aktualisht vetëm dy ferma me nga 600 krerë secila.