TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi për mediat në konferencën e përjavshme se Komisioni Hetimor për “Mc Gonigal” do të ngrihet, ndërsa shtoi se sipas tij “parlamenti është bërë klub privat i Ramës”.
“Komisioni Hetimor është Kushtetues dhe se pengon kush po kështu nuk do të ecet se parlamenti është i qytetarëve ata kanë dërguar aty përfaqësuesit për të mbrojtur interesat e tyre deri më tani është një klub privat Linda-Rama.
Ne e kemi ngritur sepse i njëjti person, personi A që ka qenë në zyrë që e pranon që Rama ka qenë me McGonigal ky person ka dërguar të dhëna dy herë nga zyra e kryeministrit në NY iku për hetimin e Nick Muzin dhe ka dhënë dhe paratë por tani nëse themi se i njëjti person e solli Gonigalin në zyrë të Ramës mori të dhënat dhe i çoi në NY i mori sërish dhe i dha dhe paratë nuk e di se Berisha njoftoi se protesta do të ketë në të gjithë vendin jo vetëm përpara Kryeministrisë Berisha njoftoi se protesta do të ketë në të gjithë vendin jo vetëm përpara Kryeministrisë çfarë mund të mohohet këtu vetëm Rama mund ta mohojë këtë.
Është edhe Duçka që ka transportuar dhe ka marrë përsipër shpenzimet e dëshmitarit për këtë aferë.
Ky Neza është më para se të shkonte me Gonigalin ka qenë për probleme të tjera por problemi është se këta të dy janë Duçka këshilltar privat nuk ekziston në Shqipëri por në Britani dhe ka rregullat e veta. Ka sekretare dhe sekretare private, tani Edi Rama kur i intereson thotë e kisha këshilltar privat për të bërë transport me çfarë të dojë dhe me email qeveritar”, tha Berisha.
Berisha njoftoi se protesta do të ketë në të gjithë vendin jo vetëm përpara Kryeministrisë.
“Do të ketë kudo protestë, Shqipëria do të ziejë nga protestat se populli po zien nga urrejtja për këtë qeveri”, shtoi ai.