TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një bashkëbisedim me demokratët shqiptarë në Kanada. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se forma më e keqe e diktaturës është ajo e krimit, por shtoi se kjo është një kalbësirë, e cila nuk i reziston dot një mosbindjeje civile.
“Përballja me këtë diktaturë sot është domosdoshmëria më jetike përmbysja e saj. Dy gjëra dua të theksoj: Edi Rama posejdon sot pushtet 10 % më shumë se Ramiz Alia në vitin 1991.
Pra i kontrollon të gjitha pushtetet, këtu padiskutim edhe për qëndrimet shumë të gabuara të PD-së. Sot Rama ka të gjitha pushtetet në duart e tij, sot 93% ose më shumë të të gjithë zyrtarëve të emëruar në të gjitha nivelet në Shqipëri, janë zyrtarë të Partisë shtet. Sot 90 % të të zgjedhurve vendor dhe qëndrorë janë të partisë shtet. Ky pushtet është pushteti i një njëriu që ka përqëndruar të gjitha pushtetet në duart e tij. Në këtë aspect kjo është një diktaturë e re”, tha Berisha.
Sipas tij, krimi blen votat, ndërsa tha se sot blerësi më i madh në elitën botërore është George Soros. Lideri i opozitës tha se ai është po kaq ose më i rrezikshëm se ai që quhej proletar, pasi ai synon shkatërrimin e familjes më shumë se çdo doktrinë tjetër, shkatërrimin e gjinisë njerëzore, ndezjen e konflikteve sociale midis vlerave dhe anti-vlerave dhe nëse doni ta cilësoni sot Shqipërinë, mediat e mëdha kanadeze e kanë cilësuar të parat “narko-shteti i parë në Europë”.
“Nëse ka një vend protektorat të kryecensorit të Botës, George Soros, ky vend është Shqipëria. Shqipëria ka fatin me Edi Ramën të ketë të paktën çdo dy javë në Tiranë, Alex Soros. Se çfarë punësh të zeza bën ai, e kam ftuar Kongresin e SHBA ta hetojë. Por ai këtu vetëm punë të zeza bën”, tha Berisha. Ai tha se vendi është protektorat i George Soros dhe mafies ndërkombëtare, duke shtuar se rrugëdalja është që shqiptarët të marrin në dorë fatet e vendit të tyre.
"Kjo është kërkesa e shqiptarëve dhe e miqve të vërtetë, se Shqipëria ka miq të vërtetë, që bashkë me ta ka realizuar gjëra të mëdha, që i ka realizuar si një vend i pavarur, si një vend serioz", tha Berisha, i cili shtoi se roli i diasporës është shumë i madh. Berisha tha se ky rol përmbushet kur çdo shqiptar dhe shqiptare kudo që është merr kthesën.