AKTUALITET, 26 Qershor 2024, 21:40

Berisha: Rrezatimi ishte 18 herë mbi normën, aparatura e kobaltit te Onkologjiku ka mbjellë vdekje te të sëmurët dhe personeli

Berisha: Rrezatimi ishte 18 herë mbi normën, aparatura e kobaltit te

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal në lidhje me aparaturën e kobaltit që e kishin nxjerrë jashtë funksionit te Spitali Onkoligjik.

‘Aparatura e kobaltit te Onkologjiku ka mbjellë vdekje te të ëmurët, personeli dhe banorët e zonës për vite me radhë’, u shpreh Berisha në tubimin qytetar që zhvillohet poshtë banesës së tij.

"Shqiptarët duhet ta dinë se ai spital me aparaturën që solli Odeta, Zonja e Vdekjes, mbjell vdekje te të sëmurët, mbjell vdekje te personeli, mbjell vdekje te banorët e zonës.

Ju duhet ta dini se aparatura e sjellë për kobaltin punon me iridium. Aparatura është lënë vite në korridore dhe zyra duke emetuar për vite të tëra.

Ju duhet ta dini se impianti i iridiumit, të cilën e solli Zonja e Vdekjes Manastirliu dhe e plasi si thes në korridor, kishte rrezatim 18 herë më të lartë se rrezatimi i lejueshëm"-tha Berisha.

Duke u ndalur te skandali me të sëmurët e prekur nga sëmundjet e rënda te Spitali Onkologjik, Berisha u shpreh se rrezatimi i pajisjes së kobaltit kishte një rrezatim 18 herë mbi normën dhe një gjë e tillë u denoncua nga një mjek i ndërgjegjshëm. ‘Rrezatimi ishte 18 herë mbi normën! Një mjek i ndërgjegjshëm denoncoi skandalin, por u largua nga Onkologjiku’, theksoi Berisha.

"Por ka një mjek të ndërgjegjshëm, sigurisht ka shumë, por ai bëri gjithçka për të mbrojtur personelin, të sëmurët nga impianti vdekjeprurës i Manastirliut dhe ish-kunatës së Edi Ramës.

Ky mjek i nderuar, të cilit unë i uroj suksese, protestoi në ministri për impiantin e vdekjes.

Protestoi te Joti dhe te drejtorët e QSUT-së.

Protestoi te drejtoria e Onkologjikut.

Denoncoi në prokurori te burri i Ermelindës, te prokurori-Felaj.

Të gjithë kanë heshtur si fije bari, bashkë-kriminelë, bashkë-vrasës.

Njëri pas tjetrit duke mbrojtur njëri-tjetrin.

Mjeku i ndërgjegjshëm dha dorëheqjen, u largua me një guxim dhe duke i thënë: ç’ke ti me këtë punë, mos u merr ti me këtë punë.

Mos u merr me këtë punë, ndërkohë burimi i rrezatimit ishte 18 herë mbi normën, me matje ndërkombëtare."-tha Berisha.