TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeministri Edi Rama po përdor teknologjinë e ngritur për mbrojtjen nga sulmet kibernetike për të përgjuar qytetarët dhe protestuesit.
Reagimi i Berishës vjen pas deklaratave të kryeministri Edi Rama, i cili ka theksuar se Shqipëria ka ndërtuar një sistem të avancuar mbrojtjeje kundër sulmeve digjitale, veçanërisht pas kërcënimeve të vazhdueshme nga Irani. Sipas Ramës, ky sistem mundëson monitorimin e aktivitetit në rrjet, duke evidentuar raste të pazakonta të përdorimit të rrjeteve sociale.
“Dihet botërisht, nuk është sot, u bënë vite që ne jemi shënjestër e Iranit. Për këtë arsye kemi ndërtuar një sistem mbrojtjeje që është nga më të mirët në Evropë sa i përket sulmeve që godasin infrastrukturën digjitale. Por kemi mundësi edhe të shohim aktivitetin. Ditën e parë kur ka shpërthyer gjëja ka pasur 5 herë më shumë përdorues të rrjeteve sociale që lidheshin me Shqipërisë sesa çka pasur gjatë gjithë viteve të fundit. 5 herë më shumë në një ditë kur u shpërnda ajo gjëja”, është shprehur Rama.
Berisha e quan këtë veprim një skandal, duke shtuar se është një krim anti-kushtetues.
“Skandal, pranon me gojën e tij se po përdor DPI për të përgjuar qytetarët dhe protestuesit. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim anti-kushtetues. Çmenduri”, shkruan Berisha.