TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta është mjeti kryesor për të përballuar krizën dhe për të mbrojtur ekonominë e vendit.
Gjatë një tryeze me anëtarë të departamentit “Brain Gain” për Portin e Durrësit, ai theksoi rëndësinë e transparencës dhe informimit të qytetarëve, por nënvizoi se asgjë nuk është më jetike se protesta.
Ai i bëri thirrje strukturave të Partisë Demokratike dhe qytetarëve për një angazhim maksimal në protesta paqësore.
Fjala e plotë:
"Rëndësi të jashtëzakonshme ka sigurisht kjo që bëjmë, transparenca, paraqitja para shqiptarëve e të vërtetave mbi këto zhvillime dhe alternativës tonë. Por asgjë nuk ka më jetike se protesta.
Dhe ndaj angazhimi ynë, angazhimi i qytetarëve sot është diga e vetme që mund t’i ngrihet këtij regjimi grabitqar. Sot protesta është të shpëtojmë pasurinë më të madhe publike. Sot protesta është të mbrojmë interesat më jetike të qytetarëve. Shikoni çfarë ndodh. Lexoni kudo.
Të gjitha qeveritë europiane janë vënë në lëvizje si të përballojmë krizën e naftës. Ka një qeveri këtu, 200 kilometra larg kësaj zone, që e shet naftën 100, 150 lekë, që s'ka port fare, që nuk nxjerr një litër naftë, dhe që nuk e shesin asnjë me humbje. Jo. As tregtarët, as shteti, por nuk ka një taksë ndëshkuese siç ka kjo qeveri mbi litër e naftës. 1.1 euro.
Dhe në kulmin e kësaj krize ju heq fshatarëve, ju heq fermerëve subvencionin për naftën. Se në Europë thotë e kanë hequr. Në një kohë kur në Europë nuk e ka hequr asnjë vend, absolutisht. Çdo vend e ka rritur. Ka vende që e ka dyfishuar gjatë, në këtë periudhë, për fermerët, subvencionimin.
E theksova këtë moment, sepse në qoftë se ne në një kryengritje paqësore të armatosur nuk i tregojmë vendin, nuk përmbysim këtë regjim, jo porti, por Shqipëria do ketë, do të jetë në rrokullisjen më të madhe.
Ekspozetë tuaja unë i dëgjova. Me shumë të drejtë. Absolutisht ngjiten në nivelin e tradhëtisë kombëtare. Po në sa, në shumë dimensione. Po, po, po të lash vendin tënd pa port, po ky s'ka qenë kurrë pa port. Po të lexoni ju, nga Vlora kur s'ishin rrugë, Shkodra me Vlorën bënin tregti me porte.
Shkodra transportonte në Vlorë, Vlora transportonte në Shkodër mallra me porte. Tani ky portet po i rrafshon.
Dhe edhe njëherë ju falenderoj dhe unë pres nga, nga ju dhe Partia Demokratike pret nga ju që të trajtoni në para publikut çështjet madhore të programit dhe të, të zhvillimeve.
Por, nga ana tjetër duhet të bëjmë gjithçka për angazhimin më maksimal në kryengritjen tonë paqësore kundër këtij regjimi.
Ju faleminderit!", tha Berisha.