TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka thirrur një tjetër protestë para ambienteve të SPAK, teksa pritet që kryedemokrati Sali Berisha të paraqitet sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Në njoftimin e shpërndarë për demokratët bëhet thirrje që protestuesit të mblidhen sërish para SPAK në orën 9:30.
“Te dashur miq. Diten e Hene eshte data e radhes e percaktuar per tu parqitur Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha ne SKAP. ..Ndaj ne ora 9:30 perseri te gjithe ne proteste perpara SKAP- it si vegel ne duart e Rames per te perndjekur kundershtaret politik. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e shpërndarë me strukturat e PD.
SPAK ka apeluar më herët vendimin e lirimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak, duke kërkuar rikthimin e kësaj mase sigurie. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.”
Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, pasi SPAK e akuzon për ndërmarrjen e veprimeve konkrete në miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, që u përshtatën për interesat e pesë familjeve pronare të kompleksit sportiv “Partizani.” Sipas SPAK, nga këto veprime ka përfituar gjithashtu dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.