TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar zgjerimin e formave të protestës, duke përfshirë edhe organizime në aeroporte, porte dhe rrugë kryesore të vendit.
Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, një demokrat i sugjeroi që të bëheshin protesta paqësore informuese në aeroport, port dhe rrugët kryesore.
Berisha e cilësoi si “mendim të drejtë” këtë propozim, duke theksuar se forma të tilla protestash janë në konsideratë.
“Ne jemi në betejë, jemi në kryengritje paqësore dhe kjo ka shumë forma. Ne nuk ndalemi në këtë betejë“, theksoi Berisha.
Pyetje: Përshëndetje Doktor, a nuk do të ishte më e udhës të bëheshin protesta paqësore informuese në aeroport, port dhe rrugët kryesore?
Sali Berisha: Mendim i drejtë, edhe mund t’i bëjmë, janë në konsideratë. Unë të falënderoj për sugjerimin. Qëndron kjo.
Ne jemi në betejë, jemi në kryengritje paqësore dhe kjo ka shumë forma. Ne nuk ndalemi në këtë betejë.