TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi sonte se droga e laboratorit të Xibrakës, ishte sipas tij, e kryeministrit Edi Rama.
“Askush të mos bëhet naiv, droga ishte e Edi Ramës, me të dërguar special Olsi Ramën, përndryshe droga nuk vinte kurrë në Shqipëri”, është shprehur Berisha.
Para simpatizantëve të mbledhur poshtë banesës së tij, ai u shpreh se vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka “kaluar kufirin 18 herë më makinën e drogës”.
Sipas ish-kryeministrit, Olsi Rama kufirin e ka kaluar me pasaportë diplomatike, dhe ndonjëherë edhe me pasaportë të huaj.
“Ata të cilët pa vetëdije bëjnë avokatin e Olsi Ramës, atyre njerëzisht u kërkoj; shtroni vetëm këtë pyetje: Nëse nuk ishte i implikuar Olsi Rama, si ka mundësi të kalonte kufirin 18 herë më makinën e drogës. Na gjeni ju një makinë tjetër me të cilën Olsi Rama të ketë kaluar 18 herë kufirin.
Mos u bëni naiv, se kufirin e ka kaluar me pasaportë diplomatike, dhe ndonjëherë edhe me pasaportë të huaj se përdorte dy pasaporta. Pyetja tjetër; nëse Olsi Rama kishte kaq miqësi me Ermalin, çfarë donte Olsi Rama në apartamentin e mbledhjeve të fshehta.
Po pse nuk regjistroi Olsi Rama targën tek ja mbathi ditën e arrestimeve, për në Kosovë. Ndaj dhe askush të mos bëhet naiv, droga ishte e Edi Ramës, me të dërguar special Olsi Ramën, përndryshe droga nuk vinte kurrë në Shqipëri.
Ndaj dhe i them këtu Edi Ramës, se ti me vëllain tënd nuk di t'i shpëtosh kurrë verdiktit të drejtësisë”, deklaroi Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës
Po në vitin 2014, pa humbur kohë i vëllai i tij krimineli Olsi Rama, trafikanti ndërkombëtar, nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, nipi tjetër i Enver Hoxhës, Dritan Koloneci, dhëndërri i Enver Hoxhës, Kelment Koloneci, një nga më kryesorët e ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, Gentian Gjonaj’, me Genti Xhixhën po të Edi Ramës.
Genti Xhixha o miqtë e mi është një kryetrafikat që rri në Kubë dhe që ne e ndiqnim që në vitin 2011, atë dhe mamanë e tij që punonte me Edi Ramën dhe financonte me para droge fushatat e PS-së, por e mbronte Ina Rama.
Këta instaluan fabrikën më të madhe të kokainës, e gjitha në mbrojtjen e Olsit dhe Edit.
A e dini ju se për të sjellë kolumbianët e Olsi Ramës, u dërgua diplomati nga Tirana në Beograd që tu nxirrte viza jashtë kritereve.
A e dini ju se Çhe Guevarat e drogës nuk u regjistruan në regjistrin e të huajve.
A e dini ju se Olsi Rama, ishte një dhe i pandarë me Gentian Gjonaj, me Ermal Hoxhën, ndër më kryesorët e grupit të Xibrakës, që vetëm në solucione në Xibrakë kishte 1.1 ton konakinë, 300 mln euro.
Pa llogaritur sa kishte në magazinat e Maminasit pleh kimik të përzier me kokainë.
Olsi Rama u identifikua me dhjetëra herë, në kafene, restorant, mbledhje të fshehta në apartamente dhe kudo me Gentian Gjonaj, Ermal Hoxhën, dhe kryesorët e grupit.
Por Saimir Tahiri urdhëronte përgjuesit dhe vëzhguesit të mos e emëronin 45-vjeçarin flokëshkurtërin dhe flokëziun, me emrin që kishte, por vetëm i panjohuri.
Por kompjuteri nuk ka frikë, nuk ka hile, ja nxori surratin se i panjohuri që udhëtonte me makinën e drogës kishte emër, Olsi Rama. Kishte fytyrën dhe gjatësinë e tij, ishte vëllai i kryeministrit të Shqipërisë.
Megjithatë përsëri në gjykatë, së shpejti do të merrni vesh se kush ishte gjykatësi, dosja veçohet, i panjohuri nuk mund ta dimë kush është paçka se në TIMS rezultonte Olsi Rama.