TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestat e mbajtura në Tiranë.
Berisha u ndal te thirrjet kundër opozitës, ku protestuesit e quajnë të shitur dhe kërkojnë burgosjen e kreut të PD. Ai tha se demokratët duhet të mbështesin protestën dhe të mos ndikohen nga thirrjet kundër opozitës.
“Mos u ndikoni nga asnjë parullë, asnjë slogan kundër opozitës së vërtetë, asaj opozite që në kushtet më të vështira, të një kalvari të vërtetë, qëndroi e pamposhtur në dhjetëra protesta kundër regjimit, të asaj opozite që u burgos, por nuk u mposht.
Të asaj opozite që me komisionet e saj, me denoncimet e saj, depozitoi një mal dosjesh në ‘Skrap’, pavarësisht se heshtën”, u shpreh Berisha.