AKTUALITET, 13 Prill 2024, 20:54

Berisha kërkesë qytetarëve të Tiranës: Protestoni të premten, pastroni bashkinë! Mos lejoni të na poshtërojnë "horra" si Erion Veliaj

Berisha kërkesë qytetarëve të Tiranës: Protestoni

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka drejtuar një thirrje qytetarëve të Tiranës që të ngrihen të premten dhe të pastrojnë bashkinë nga "horri" Erion Veliaj.

“Pa guxim, pa sakrifica nuk ka fitore. Ka vetëm poshtërim, nënshtrim, largim nga Shqipëria!

E premtja po vjen, Tirana në këmbë. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, ngrihuni të premten, pastroni bashkinë. E premtja është një ditë jo vetëm për ju, por edhe për ata që nuk jetojnë më, për fëmijët tuaj, për fëmijët e fëmijëve tuaj.

Në qoftë se ne pranojmë në atë zyrë një horr që ka vjedhur 100 përqind me dokumente zyrtare paratë e qytetarëve, ne meritojmë çdo gjë pastaj.

Ne nuk meritojmë liri, ne nuk meritojmë dinjitetin”, tha Berisha.