AKTUALITET, 28 Janar 2023, 11:12

"Berisha është kukulla e Putinit"/ Kreu i PD-së nxjerr foton e Agron Nezës me ish-ortakun e McGonigal: Mark Rossini u arrestua nga FBI për korrupsion, e përdori Rama

"Berisha është kukulla e Putinit"/ Kreu i PD-së nxjerr
Mark Rossini dhe Agron Neza

Sali Berisha denoncoi sot një ish-zyrtar të FBI-së, të arrestuar për korrupsion, se u përdor nga Rama për të sulmuar atë dhe opozitën shqiptare.

Berisha nxorri një foto të Mark Rosssini, ortak të ish-agjentit Macgonigal, bashkë me "personin A", Agron Neza, që dyshohet se i ka dhënë 225 mijë dollarë Mcgonigal.

"Ky është Marko Rossini me oficerin e shërbimit inteligjent shqiptar Agron Neza. Rossini i cili ishte vartës në detyrë, por dhe ortak në biznes i Charls McGonigal të cilit Rama në përpjekjen e tij për të shkatërruar opozitën i dërgoi në Madrid gazetarin e tij për t’i marrë intervistë në të cilën ai e quan Berishën kukull të Putinit.


Agron Neza është personi që në 2017 i dha McGonigal 225 mijë dollarë. Ai ka shoqëruar Edi Ramën në të gjithë udhëtimet e tij në Shqipëri dhe në të gjitha takimet e tij të fshehta me kreun e kundërzbulimit të FBI. Kurse Rossini është arrestuar nga FBI për korrupsion nga Guvernatori i Porta Rikës"-shkruan Berisha, duke risjellë edhe intervistën e publikuar në "Top Channel" vite më parë.

Sipas intervistës me Rossinin, ish-agjenti i FBI-së e vizitonte 2-3 herë në vit vendin tonë për qëllime biznesi. Pavarësisht se Partia Demokratike drejtohej që prej vitit 2013 nga Lulëzim Basha, Rossini shprehej se Basha i merrte drejtimet nga Sali Berisha.

Pikërisht këtë të fundit, ish-agjenti i FBI-së e quajti në mënyrë figurative, një kukull të Presidentit rus Vladimir Putin, megjithëse nuk e kishte takuar kurrë ish-kryeministrin e Shqipërisë.

“Me këto protesta, Berisha po bëhet kukull e Putinit. Sepse, duke bërë atë që bëri, duke inskenuar ato protesta pikërisht në këtë kohë, po luan lojën e Putinit. Prandaj është kukull. Dhe po të mos e dijë ai. Ky është i gjithë kuptimi i postimit tim emocional. Ndalo dhe shiko se ç’do të thotë kjo në largpamësi. Kjo është e rëndësishmja. Shiko ndikimin në largpamësi, pasojat e kësaj. Jo vetëm qëllimin afatshkurtër. Do të ikë Rama e bëhesh kryeministër. Apo të duash të bëhet Basha kryeministër. Nëse Rama ka diçka që nuk shkon e duhet ndryshim, në rregull. Por nuk është tani koha. Po bëhesh kukull e Putinit. Po luan në favorin e tij duke bërë atë protestë”, deklaronte Rossini 4 vite më parë.

Rossini e pranoi më pas se deklarata ndaj Berishës është bërë në mënyrë emocionale dhe është mendimi i tij tërësisht personal.